Edhe pse jemi vetëm dy javë përpara zgjedhjeve nga kampet politike vazhdojnë lëvizjet.
Mbrëmë në mesnatë kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi që kandidon për një tjetër mandat, ka bërë një “blerje” të fundit.
Magrip Gjika, pjesë e listës së këshilltarëve të Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës njëkohësisht në forume ta larta drejtuese të PD së Berishës ka njoftuar braktisjen e kësaj force politike dhe i është bashkuar PS.
Gjika ka dalë në fushatë hapur për PS dhe kandidatin socialist për Bashkinë e Gjirokastrës, Flamur Golemi.