-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama hedh 5 milionë Euro për të rregulluar vilën (Dokumentet)

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama do të shpenzojë 5 milionë euro për rikonstruksionin e vilës qeveritare nr.5. Në faqen e prokurimeve publike është publikuar dokumenti që mban vulën e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare në varësi të kryeministri Edi Rama që tregon se është finalizuar procedura e kontratës.

Objekti i kontratës është “zbatimi, projekt rivitalizimi i rezidencës qeveritare vila nr. 5”, ndërsa fondi limit i këtij tenderi është plot 499.696.978 lekë pa TVSH, ose me TVSH, 5 milionë euro.

Punimet pritet që të kryhen brenda një periudhe kohore prej 6 muajsh, ndërkohë që fituese është shpallur firma “Ad-Star”.

Pak kohë më parë qeveria Rama firmosi instalacionin në ambientet e Kryeministrisë ku të shpenzohen 4 mln euro. Duke llogaritur edhe rikonstruksionin e vilës së Enverit në Bllok shuma për tre tenderat kap mbi 10 milionë Euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit