Luizi zgjodhi mbrëmjen e së shtunës një formë ndryshe për t’i bërë Kiarës propozimin për martesë në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”. Prej disa ditësh, e ai e kishte bërë atë të mendonte se ishte i dyzuar për ndjenjat ndaj saj dhe lidhjen e tyre të dashurisë.
Pika kulminante ishte në “prime”, kur moderatorja dëgjoi një rrëfim të Luizit në dhomën e rrëfimit, i cili thoshte se është nxituar në hapat që ka hedhur me Kiarën dhe mendon se lidhja e tyre nuk do funksionojë jashtë shtëpisë.
Kjo bëri që ajo të shpërthente në lot dhe kërkoi të dalë menjëherë nga shtëpia. Por, Luizi e mori përdore duke e nxjerrë në oborr me pretekstin për ta sqaruar. Por, sapo u vendosën në qendër të skenës, ai u ul në gjunjë duke nxjerrë nga xhepi një unazë. Reagimi i Kiarës ishte epik pasi moderatorja tha: “Po, por dua të ta fus një shpullë”.
Propozimi i Luizit për martesë me Kiarën morri vëmendjen e të gjithëve. Unaza me diamante që Luizi zgjodhi për Kiarën kushtoi plotë 2500 euro. Edhe këtë herë, Luizi tha që hyri në borxh për të surprizuar Kiarën. Unaza ka veçori unike dhe është një nga unazat e pakta që gjenden në Shqipëri.
Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa kanë rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.