“Ukraina nuk mund të heqë dorë nga mbajtja e Bakhmutit, pasi pushtimi i tij mund të jetë një bazë për Rusinë për të avancuar në Kramatorsk dhe Sloviansk”. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për al-Arabiya.
Sipas Zelensky, dorëzimi i Bakhmutit do të ndihmonte në zgjerimin e fontit të forcave ruse dhe do t’i jepte shans për të kapur më shumë nga tokat e Ukrainës.
Sipas tij, Rusia e ka synim këtë qytet për të avancuar në dy qytetet më të mëdha në rajonin e Donetskut, Kramatorsk dhe Sloviansk.
Ndërkohë forcat ruse po përpiqen të fitojnë terren në drejtim të kufirit të Krimesë. Pikërisht përgjatë lumit Dnipro, burime të ndryshme raportojnë lëvizjet e njësive dhe trupave ukrainase. Ende është një numër jo i madh, por janë operacione paraprake për të përgatitur përparimin e ushtrisë.
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov kryeson sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të fokusuar në mbrojtjen e parimeve të Kartës themeluese të OKB-së, një pakt i krijuar pjesërisht për të parandaluar luftërat. Në takimin e sotëm priten reagime të ashpra nga disa anëtarë të OKB-së.