Kandidati i PD-së zyrtare për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka denoncuar shtatë shkelje që sipas tij po bën qeveria socialiste duke ndërhyrë në zgjedhjet e 14 Majit. Ai i kërkon OSBE-së që të ndërhyjë për të monitoruar procesin zgjedhor.
Denoncimi
- Janë punësuar me VKM 2.296 persona me kontratë dhe janë shpallur po me VKM vakante 1.152 pozicione në shërbim civil, pra në total 3.448 pozicione pune.
- Rritja e pagës minimale nga 350 Euro në 388 Euro, e cila prek 30.000 persona.
- Dhenia e 2.4 mln Euro subvencione për ndërmarjet sociale duke prekur 6.000 persona.
- Dhënia e bonusit prej 48.5 Euro të gjitha kategorive të pensionistëve nëpërmjet një fondi total prej 35 mln Euro, duke prekur 695 mijë pensioniste dhe 66 mijë të tjerë që përfitojnë pension invaliditeti pra një total 761 mijë persona.
- Premtimi elektoral për rritje e pagave, i cili së fundmi po mishërohet në 1 Projektligj dhe 8 VKM për rritjen e pagave në administratë gjatë periudhës zgjedhore si dhe rritja e pagës mesatare deri në 900 Euro, prekur mbi 190 mijë punonjës të administratës publike, e cila propagandohet nga vetë
Kryeministri në kundërtim me Kodin Zgjedhor në Kryeministri, Polici apo Shkolla, në ambiente publike, gjatë orarit zyrtar dhe me punonjes të administratës publike.
- Nga data 14. 01.2023, qeveria dhe bashkitë kanë shpallur 437 milionë Euro tendera, vecanërisht në investime publike, të cilat më pas shoqërohen me promovime propagandistike në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.
- Gjatë periudhës zgjedhor 4 mujore para ditës së zgjedhjeve, nga të dhënat e Thesarit qytetarëve ju janë dhënë grante për rindërtim ose para në dorë (deri tani) në vlerën 4.3 milionë euro.