Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi sot shortin për anëtarin e katërt të grupeve të numërimit.
Në tavolinat me numër çift do të jetë anëtari i PDIU-së dhe në tavolinat tek anëtari i Partisë së Lirisë, që udhëheq koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
Si përfundim dy anëtarë t’i ketë PS-së, një anëtar PD-ja zyrtare dhe anëtari i katërt u nda mes PL-së dhe PDIU-së.
Kjo do të thotë se në gjysmën e vendit, koalicioni Meta-Berisha nuk do ketë anëtar në grupin e numërimit të votave dhe në gjysmën tjetër do ta ketë PDIU.









