Kryeministri Edi Rama ishte sot në Mallakastër për t’u kërkuar votën qytetarëve për Qerim Ismailajn për një tjetër mandat. Foli për pemë dhe rivalët por jo për program.
I vetëdijshëm për pakënaqësitë, kreu i qeverisë kishte një mesazh për demokratët që synon dekurajimin e tyre për të marrë pjesë në zgjedhje.
“Për mendimin tim, në 14 Maj ty që ta kanë vrarë gjyshin komunistët se ishte ballist, është mirë që t’ja kursesh rrotullimin shtatë herë në varr kur të vesh kryqin te “Like floriri”, është mirë të mos shkosh fare.
Nuk ka nevojë. Mos na e jep ne votën, se të pengon kjo lufta me komunizmin, por mos shko fare. Lërë se gjynah gjyshi” u tha ai.