-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkrumbohet nga flakët shtëpia e “kaubojsit”, Eduart Ndocaj rrëfen tmerrin!

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur ish-deputetit Eduard Ndocaj. Shtëpia e tij në Milano të Italisë ka marr flakë dhe dyshohet paraprakisht se shkak mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Ndocaj ka treguar të gjithë momentin kur ndodhi ngjarja, duke theksuar se ishte ora 02:30 e mesnatës dhe të gjithë ndodheshin në gjumë. Ai ka zbuluar se fatkeqësisht nuk ka arritur të shpëtojë asgjë nga shtëpia, madje nuk ka marrë as rrobat e trupit.

“Akoma nuk dihet shkaku i konfirmuar i zjarrit, por në bazë të asaj që u diskutua ishte një shkëndijë elektrike. Ishte ora 02:30 e mesnatës dhe ishim të gjithë në gjumë. Dëgjuam se po ndodhte mbi dhomat e gjumit ku ne jetojmë dhe kujtuam se mos ishte me të vërtetë hajduti dhe jo se ishte një zjarr. Ishte një zhurmë e madhe. Kur dola të shikoj në shkallët e pallatit, kishte ardhur tymi deri në gjysmë dhe pastaj kemi dal të gjithë me shpejtësi dhe thirrëm ndërhyrjen, policinë e zjarrfikësen. Edhe arritëm dolëm ashtu siç ishim sepse natë, të gjithë ishin në gjumë, por të paktën lëndime as tek ne as te vajza nuk kishte. Në katin e fundit është shkrumbuar gjithçka, nuk arrita të merrja dot as teshat e trupit”, u shpreh ish-deputeti biznesmen, Eduard Ndocaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit