-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali në varreza! Habit Mego Pojani: Kjo është arsyeja që e bëmë videon

Kryesoret

Megi Pojani ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up” për të folur rreth videos skandaloze në varreza që ju publikua gjatë ditës së djeshme. Ajo tha se nuk e di se kush e ka ripublikuar këtë video. Pojani shtoi se kur është zgjuar në mëngjes ka parë gjithë çmendurinë që kishte ndodhur. Pojani gjithashtu shpjegoi diçka në lidhje me videon e realizuar 3 vite më parë.

“Por duhet të shpjegoj diçka, për mënyrën se si e kam parë dhe pse e kam bërë. Kur ajo video është bërë, para se të behëj, unë jam mësuar nga familja ime të jem shumë familjare. Unë dhe motrat e shoqërojmë mamin, nuk është një proces që mami shkon aty dhe ne e presim. Ne shkojmë atje, përveshim mëngët, mbushim ujë. Duhet të shkulësh barin me rrënjë, të marrësh sende pastrimi. Këtë gjë e bëj 2-3 herë në vit. Si mundem unë të tregoj mungesë respekti. Isha mbi varrin e stërgjyshes sime. Një proces shumë intim.

Mami im është shumë e ndjeshme. Mami është gjithmonë duke qarë edhe pse ai person mund të ketë vdekur shumë vite më parë. Unë nuk e shoh mamin tim duke qarë, dhe bashkë me motrat e mia mundohemi të bëjmë diçka”, tha Megi. E pyetur se çfarë thanë prindërit në lidhje me këtë, Pojani u përgjigj: “E kuptojnë, mami im e kupton se ne jemi terapia më e mirë e saj. Babi im është njësoj si ne, për familjen jemi aty dhe përpiqemi që të ngremë njëri-tjetrin”. Megi në fund u shpreh se ka marrë shumë mesazhe negative, por nuk kanë munguar as mesazhet që njerëzit i thonë se e kuptojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit