Sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u kërkua nga drejtuesi i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, një rritje e stafit për institucionin që drejton.
Gjatë kërkesës së tij në diskutim ndërhyri dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila i kërkoi llogari Bibës për punën e komisionit. Ajo ngriti pyetjen nëse Autoriteti i Konkurrencës ka rritur volumin e punës që kërkon rritjen e stafit.
“Për mua”, u shpreh deputetja Tabaku, “ne mund të konsiderojmë sukses vendimet e zbatuara dhe të reflektuara në kohë tek qytetarët duke mbrojtur konkurrencën. Kemi diskutuar për tregun e miellit, kur dinamika ndryshon.
Mirëpo kur Autoriteti Konkurrencës vepron me vonesë nuk reagon në kohë për qytetarët! Nuk ju dëgjova për portin e Durrësit të ishit aktivë që është në shkelje të konkurrencës dhe nuk u shprehët. Nëse doni rritje të stafit, atëherë bëni punë që të referoheni sikundër ndodh me KLSH dhe zbulimet e saj” tha ajo.
Sipas deputetes Tabaku është shumë e domosdoshme që Autoriteti i Konkurrencës të jetë në shërbim të ruajtjes së konkurrencës që fatkeqësisht është minuar në këto vite në kurriz të portofolit të shqiptarëve.