-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Kryesoret

Bordi i Transparencës  ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve. Nafta është ulur  duke shkuar në 177 lekë/ litri nga 181 që ishte. Po ashtu edhe benzina është ulur duke shkuar në 178 lekë/litri nga 181 që ishte.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 83 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Prill ora 20.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit