Policia Krujë, Forca e Posaçme Operacionale Durrës dhe FNSH Tiranë gjatë kontrolleve kanë zbuluar një rast të kultivimit të kanabisit në zona të pyllëzuara duke sekuestruar 782 kubikë, të mbushur me dhé dhe fara të dyshuara narkotike kanabisi, në proces mbirjeje.
Sera është konstatuar në fshatin Mafsheq. Kubikët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Kjo nuk është hera e parë që zbulohen dhe goditen sera me kanabis brenda në “shtëpi bari” në qytet dhe jashtë në zona të pyllëzuara. Këtë pranverë ka një lulëzim të këtij fenomeni krahasuar me vitin e kaluar.