Ish-peshëngritja e njohur shqiptare Fetie Kasaj është larguar nga radhët e policisë.
Prej disa kohësh ajo ishte në Vlorë me strukturën e forcave “Shqiponja”, por një incident i ndodhur disa javë më parë ka vulosur vendimin për t’u larguar.
Në datën 23 shkurt Kasaj ishte në shërbim me grupin e efektivëve që nuk arritën të shoqërojnë në komisariat një person të ndaluar.
Në lagjen “Pavarësia” trupa mori urdhër për ta ndjekur një makinë që kryente manovra të rrezikshme.
E ndaloi dhe shoqëroi një person. Por dyshimet janë se ndërhynë personat e tjerë që ishin në makinë duke e shpëtuar. Më pas në aksion u vendos FNSH.
Hetimi nisi dhe dëshmitë ishte kontradiktore. Saktësisht se çfarë ka ndodhur ende nuk dihet, por Kasaj u largua nga policia.