Arrestohet Marjo Xhangolli nga Pogradeci. 30-vjeçari ishte në kërkim prej disa ditësh pasi kanosi dhe i përplasi makinën Eris Çekanit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Pogradec-Korçë duke i zënë pritë në Qafë Pllocë.
Konflikti e ka zanafillën disa ditë më parë kur Çekanit, i kishin vendosur GPS poshtë mjetit. Për këtë ngjarje ai akuzoi Syzon. Personat në fjalë kanë pasur shpesh përplasje.
Sipas policisë, Xhangolli në bashkëpunim me Sindi dhe Brian Syzo, vëllezër, të shpallur në kërkim më datë 18.04.2023, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë vendit të quajtur Qafë Plloçë, përplasën qëllimisht, me automjetin e tyre “Hummer”, automjetin e Çekanit, të cilin e kanosën, i dëmtuan me sende të forta automjetin dhe më pas u larguan me shpejtësi, nga vendngjarja.
Inati i vjetër! Kush janë dy të rinjtë që përplasën shënjestrën me “Hummer”?