-sidi education-spot_img
14.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kishte shenjat në trup”! Çfarë tregoi vajza për të dashurin që i vranë në Tiranë?

Kryesoret

Stiven Toshkesi ishte 20-vjeçari që u qëllua për vdekje me thikë në orët e para të së hënës në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”, nga shtetasit Aksel Hoxhaj, në bashkëpunim me Ensi Mazen.

Shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti për një vajzë. Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me një shokun e tij, ndërsa atentatorët i kishin ngritur pritë. Goditja që 20-vjeçari mori nga Aksel Hoxhaj, rezultoi fatale dhe ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Këtë ngjarje të rëndë e ka përmendur edhe gazetarja Anila Hoxha ku shprehet se Stiven ishte kërcënuar edhe më herët, por nuk kishte denoncuar. “Jo vetëm që ka patur një sulm, por e dashura e Stivit, është pyetur nga policia e Tiranës dhe nga prokurori i çështjes edhe ajo ka dhënë detaje shumë interesante dhe e kanë ndihmuar hetimin.

Ajo pranon dhe thotë që ata në një rast të caktuar njëri nga të kërkuarit me të cilin ishte konflikti, pra ishte shtresëzuar konflikti dhe ishte aty, priste konflikti derisa të shpërthente.

Ishte kërcënuar me thikë dhe ajo thotë që më tregoi Stivi që u sulmua me thikë prej Arbër Muratit dhe madje thotë që unë pashë shenjat e thikës kur ishte sulmuar në trupin e tij. Por ai kishte zgjedhur që të mos shkonte pranë autoriteteve” tha Anila Hoxha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit