Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se ka diskutuar me presidentin kinez Xi Jinping mundësinë e lirimit të ish-manjatit të mediave në Hong Kong, Jimmy Lai, si dhe të pastorit Ezra Jin Mingri.
Sipas Trump, përgjigjja e Pekinit për çështjen e Lai nuk ishte pozitive, ndërsa për rastin e pastorit ai shprehu më shumë optimizëm.
“I thashë Xi Jinping: ‘Do ta vlerësoja nëse do ta lironit. Është në moshë të thyer dhe ndoshta nuk ndihet shumë mirë. Do të ishte gjë e mirë.’ Por nuk u ndjeva optimist. Duhet të jem i sinqertë me ju për këtë. E kam ngritur këtë çështje të paktën dy herë gjatë bisedave me të. Për tjetrin, pastorin, mendoj se mund të ketë një shqyrtim shumë serioz.”









