Pasditen e sotme ka pasur disa zhvillime lidhur me hetimet për vrasjen e biznesmenit, Ardian Nikulaj një javë më parë në Shëngjin.
Gjithashtu burime mediatike pohojnë se vrasësi mund të jetë një shtetas i huaj, dyshohet me origjinë portugeze që u largua nga Kapshtica.
Ndërkohë që në orën 17:45, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka njoftuar se do të dalë në një konferencë për shtyp që paraprakisht mësohet se lidhet me hetimet për vrasjen.