Një shqiptaro-britanik është në krye të organizimit në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Ai bashkëpunoi me katër anglezë dhe një portugez. Drejtori i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një konferencë për mediat tha se vrasja është bërë për gjakmarrje dhe skuadra vrasëse u arratis nga Shqipëria.
“Autorët dolën jashtë pas vrasjes. Ne kemi përcaktuar kohën e hyrjes, organizimin dhe vrasjen. Jemi të sigurt në gjithçka” tha ai. Por të gjithë janë në kërkim. Asnjë i arrestuar. Të gjithë të arratisur.
“Policia e vlerëson këtë ngjarje. Janë sekuestruar një sërë provash për ta dokumentuar. U gjetën gëzhoja, armë zjarri në vendin e ngjarjes. Provat e siguruara janë të pakundërshtueshme.
Një skuadër me 6 persona ekzekutuan biznesmenin për gjakmarrje, e qëlloi portugezi
Janë dokumentuar organizimi dhe vrasja nga ekzekutori dhe të përfshirët e tjerë. Në përfundim nga provat që kemi siguruar dhe sekuestrimet janë caktuar masat e sigurisë për gjashtë persona për vrasjen e biznesmenit për gjakmarrje” tha ai.
Por kush është ekzekutoi? “Jemi 100% të bindur se ekzekutoi është portugez” tha ai. “Kemi të gjithë personat dhe rolet e tyre si kanë vepruar. Tani po punohet për kapjen e tyre” tha Rrumbullaku.
Skuadra e ekzekutimit;
E.H., shtetas me shtetësi shqiptare dhe britanike-organizatori
R. S., shtetas portugez-killeri
J. S., shtetas britanik,
H.B., shtetase britanike,
Th,.M., shtetas britanik,
S.P. H, shtetas britanik,
Vjen njoftimi zyrtar nga policia, kush e ekzekutoi biznesmenin?