Mbrëmjen e sotme në San Siro do të merret vendimi se kush do të shkojë më tej për gjysmëfinalen e Coppa Italia nga përballja mes Interit dhe Juventusit.
Ndeshja e parë e zhvilluar u mbyll me rezultatin barazim 1-1 duke mos vendosur një anim më shumë duke i dhënë shpresa njërit ekip që të jete favorit ndeshjes së sotme.
Ata do të përballen për të vulosur biletën për më tej. Favorit duke qenë se luan në shtëpi është Inter por nuk duhet neglizhuar as kapaciteti i gjigandit, Juventus.
Formacionet zyrtare:
Inter: Onana, Darmian, Acerbi, Bastoni, Dumfries, Barella, Çalhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco, Dzeko, Lautaro Martínez.
Juventus: Perin, Bremer, Bonucci, Alex Sandro, De Sciglio, Rabiot, Locatelli, Miretti, Kostic, Di María, Chiesa.