-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në Shqipëri me 18 mijë e 500 paund të pa deklaruara, e pëson 32-vjeçari rumun në Rinas

Kryesoret

Një 32-vjeçar është vënë nën hetim pasi tentoi të kalonte kufirin me një sasi të konsiderueshme parash të padeklaruara.

Njoftimi i policisë:

Rinas/Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen si rezultat i kontrolleve të shtuara nga Policia Kufitare, 18 500 paund. Procedohet penalisht 32-vjeçari (shtetas rumun) që nuk i deklaroi në kufi, siç e përcakton ligji.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, të bazuara në analizën e riskut, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasin rumun A. C. 

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën 18 500 paund të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasit rumun A. C., 32 vjeç, banues në Angli, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit