-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama provokon Berishën: Je ndryshkur! S’të hapet asnjë derë e BE-së

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se BE nuk ka një mekanizëm për shpallje “non grata” por theksoi se për Sali Berishën nuk ka asnjë derë që mund të hapet në Bruksel. “Vërtetë BE nuk ka një normë të tillë të shpallje non grata, por nuk ka derë që hapet për këta, nuk ka derë” tha ai.

Kërcënimet e rivalit i kaloi me provokim. “E vetmja pasojë që kanë sjellë edhe ndryshkja e dhëmbëve e atyre që përdorin dhëmbët për të kërcënuar për acarime”.

Sulmoi edhe Belind Këlliçin për posterin me gishtin e mesit. “Nuk kam asnjë koment sepse është humbje kohe dhe një lloj ofendimi për votuesit që të merren në konsideratë dhe të analizohen e trajtohen individë, që përtej dëftesave të shkollës që u mungojnë dhe gishtave të mesit që i ngatërrojnë me nuk e si se cfarë dhe cilin mision. Këta njerëz kanë një problem shumë të madh janë vendosur në dispozicion si parfum për zorrën qorre”.

U justifikua për thirrjen që u bëri dje demokratëve që të mos votojnë në 14 Maj. “Unë i kam folur një porcioni të elektoratit të palës tjetër, të një të djathte që vjen nga historia dhe që ka bllokimin e vet psikologjik për të imagjinuar se mund të votojë PS-në.

Ajo është një e djathtë që ka në ADN-në e saj një lidhje të fortë me SHBA-në. U kam dhënë thjeshtë një këshillë, ku do të shkoni, ku dilni, të merrni fletën e votimit dhe të vini shenjën për Liken. Do të ketë shumë që do të votojnë dhe shumë për kandidatin tanë” tha ai.

Sulmi për Berishën! Rama: SHBA u tha shqiptarëve, kujdes kur të votoni

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit