-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takim mes Shefave të Misioneve të BE-së, Hohmann: Zhvillimi i duhur i zgjedhjeve, me rëndësi

Kryesoret

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann për mes një postimi në llogarinë e European Union in Albania ka njoftuar takimin e zhvilluar ditën e sotme me ambasadoren, Audrey Glover dhe shefen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Kënaqësi të kishim në takimin e sotëm të Shefave të Misioneve të BE-së, Ambasadoren Audrey Glover, Shefen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet lokale të 14 majit. Teksa Shqipëria përparon drejt anëtarësimit në BE, zhvillimi i duhur i zgjedhjeve, në përputhje me standardet ndërkombëtare, është i një rëndësie të madhe, Ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann,” shkruhet në postimin në Facebook.

Glover ndodhet në Shqipëri që prej datës 6 prill ku është takuar me përfaqësuesit kryesorë të forcave politike të cilëve u ka bërë thirrje që të angazhohen për të garantuar zgjedhje të standarteve të larta ndërkombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit