Zbardhen 3 raste të vjedhjes në farmaci të kryera në Tiranë gjatë muajve të fundit.
Vihet në pranga 37-vjeçari Egert Boci, i cili dyshohet si autor edhe i disa vjedhjeve të tjera.
Policia ka publikuar pamjet e momentit të vjedhjes dhe përleshjes së farmacistes me hajdutin e maskuar.
Sekuestruan veshje të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ai ka vjedhur;
-
Më datë 31.01.2023 dhe më datë 19.03.2023, ka vjedhur shuma të ndryshme parash, në një farmaci, në rrugën “Teodor Keko”;
-
Më datë 23.04.2023, ka vjedhur një shumë parash, në një farmaci, në rrugën “Loni Ligori”.