Pas zbardhjes së vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj ka ardhur edhe reagimi i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.
Për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook Çuçi ka përshëndetur punën e policisë në zbardhjen e vrasjes së biznesmenit.
Ai gjithashtu shtoi se policia po vijon punën për zbardhjen e ngjarjeve të tjera të rënda që kanë ndodhur kohët e fundit.
“Përgëzime Policisë së Shtetit për punën e shkëlqyer për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në Shëngjin. profesionalizëm dhe vendosmëri për të çuar përpara drejtësisë autorët e identifikuar dhe për të mësuar plotësisht organizimin dhe financimin e atij ekzekutimi kriminal.
Ndërkohë vijon puna me intensitet të lartë edhe për zbardhjen e ngjarjeve të rënda të kohëve të fundit, për të cilat rezultatet nuk do të vonojnë.”, shkruan ai.