Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ndodhet në një viztë zyrtare në Kroaci. Kreu i shtetit u prit nga homologu kroat, Zoran Milanoviç, i cili shprehu edhe njëherë mbështetjen e hapur për Kosovën dhe sulmoi presidentin serb, Vuçiç.
“Do të bëjmë çdo gjë që mundemi dhe t’i bindim që Kosova është realitet. Kosova është pjesë e Europës dhe që në një të ardhme do të njihet nga të gjitha vendet.
Serbia ndodhet në një pozitë politike skizofrenike. Nga njëra anë kanë fantazi për raportet me Rusinë, ku Serbia është një etiketë e vogël, në krahun tjetër pretendojnë të futen në Europë” tha Milanoviç.
Begaj u shpreh se ka ardhur koha që për një linjë ajrore direkte mes dy vendeve, ose lidhjen mes porteve. “Investimet kroate janë të mirëpritura, veçanërisht në fushën e turizmit dhe energjisë, por edhe në fusha të tjera, si infrastruktura, bujqësisë.
Për një ndërlidhje më të mirë mes dy vendeve ne ndikim drejtpërdrejtë të turizmit ka ardhur koha që të ketë linjë ajrore direkte mes dy vendeve, apo ndërlidhje mes porteve të dy vendeve”, tha Begaj.