Kandidati i Berishës për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka kërkuar mbylljen përfundimtare të inceneratorit të Elbasanit.
Me anë të një postimi në facebook, Boçi shkruan se inceneratori është dënim me vdekje për qytetarët e Elbasanit.
“Po i rikthehem tashmë me një mision të ri një beteje të vjetër! Si qytetar i Elbasanit, si përfaqësues i përhershëm i banorëve të këtij qyteti, si mbrojtës i të drejtës së tyre për tyre për jetë unë kërkoj fikjen dhe mbylljen përfundimtare të Inceneratorit të Elbasanit.
Inceneratori i Elbasanit është dënimi ynë kolektiv me vdekje nga një skotë e paskrupullt.
Kjo është një gjurmë e kësaj beteje të hershme mes meje dhe atyre që nuk pyesin për Elbasanin”, ka shkruar Boçi.