-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anëtarësimi në BE, Daçiç: Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës

Kryesoret

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç është shprehur se Serbia kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të pranojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së.

Daçiç në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kërkoi zbatimin e plotë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit, duke thënë se ose duhet të pezullohet ose të respektohet. Ai foli edhe për zgjedhjet e organizuara në veri të Kosovës, duke thënë se ato nuk ishin demokratike dhe se serbët kanë bojkotuar ato.

“Serbia nuk mund dhe kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës dhe nuk do të pranojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së”, tha ai.

Sipas tij, paraprakisht duhet që detyrimet e marra para 10 viteve për themelimin e asociacionit, të përmbushen, në të kundërtën nuk do të ketë asnjë marrëveshje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit