Të paktën 11 persona kanë vdekur pasi një skaf u përmbys në provincën Riau të Indonezisë perëndimore.
Autoritetet kanë frikë se numri mund të rritet pasi fati i shumë pasagjerëve mbetet i pazbuluar.
Anija e pasagjerëve me shpejtësi të lartë SB Evelyn Calisca 01 kishte lundruar nga porti i Indragiri Hilir me destinacion Tanjung Pinang (kryeqyteti i provincës Riau). Vlerësohet se në skaf ndodheshin rreth 80 persona.
Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë së lajmeve Xinhua se ekipet e shpëtimit kishin nxjerrë 58 të mbijetuar nga zona e rrënojave, ndërsa theksoi se skafi po transportonte shumë pasagjerë.
Tenggelamnya Kapal SB Evelyn Calisca 01, Riauhttps://t.co/HcHeWcxqia pic.twitter.com/911fYjTxiD
— Kabar Sleman (@sleman_kabar) April 27, 2023