Në organizimin dhe ekzekutimin e atentatit ndaj Ardian Nikulajt morën pjesë 6 persona. Shqiptaro-britaniku Edmond Haxhia, 4 britanikët, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman, si dhe portugezi, Ruben Saraiva.
Haxhia është nip në familjen Lekstakaj, në gjak me familje Nikulaj dhe prej tre muajsh kishte mbërritur në Shqipëri, duke qëndruar herë në Shkodër dhe herë tek disa miqtë e tij në fshatin Kakarriq të Lezhës.
Në dosje policia ka prova që tregojnë se Haxhia i ka pritur vetë në Rinas turistët vrasës dhe ka organizuar gjithçka në detaje. Portugezi dhe 4 britanikët janë pritur në aeroportin e Rinasit nga Edmond Haxhia, që sipas grupit hetimor, është porositësi, organizatori dhe financuesi i atentatit.
Haxhia ka qenë duke i pritur në një lokal disa metra larg aeroportit në një zonë jo me shumë ndriçim. Por ka qenë një kamera sigurie që i ka filmuar të gjithë bashkë grupin prej 6 personash. Të gjithë janë dokumentuar që takohen së bashku me njëri-tjetrin.
Pas vrasjes së Nikulajt më 19 prill, të gjithë u larguan nga Shqipëria. Portugezi Ruben Saraiva, gruaja britanike Harriet Bridgeman dhe njëri nga britanikët e tjerë, u larguan drejt Greqisë nga pika kufitare e Kapshticës dhe besohet se ndodhen ende në shtetin grek. Britaniku Harry Simson rezulton që të jetë i dënuar disa herë në Britani të Madhe për agresion dhe drogë.
7 gafat që zbuluan skuadrën e vrasjes së biznesmenit në Shëngjin