Një vrasës portugez për të ekzekutuar biznesmenin Ardian Nikulaj. Ngjarja u zbardh dje nga policia shqiptare dhe jehona nuk ka qenë e vogël në Angli por edhe Portugali.
“Mercenari portugez i kërkuar nga policia për vrasjen e biznesmenit në Shqipëri” shkruan një nga mediat portugeze.
Artikulli vijon më tej duke theksuar se portugezi ishte rekrutuar nga mafia shqiptare. “Një portugez është në kërkim nga policia shqiptare për vrasjen e një biznesmeni të lindur në atë vend.
Krimi ndodhi një javë më parë dhe tashmë autoritetet kanë lëshuar urdhër-arresti ndaj Ruben Saraivës, katër britanikëve dhe një shqiptari që udhëtuan nga Britania e Madhe për të kryer ekzekutimin.
Krimi mund të lidhet me mafian shqiptare dhe do të jetë një vrasje me porosi. Drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku, duke folur për mediat, identifikoi portugezin si autorin e vrasjes së Ardian Nikulajt, në Lezhë.
Ekzekutimi është filmuar dhe tregon, sipas autoriteteve shqiptare, Ruben Saraiva që hyn në hapësirën ku ndodhej pronari i hotelit dhe qëllon shtatë herë” mbyllet shkrimi.