Ditën e sotme u gjet motori i vrasësit portugez Ruben Saraiva të Ardian Nikulajt, biznesmenit në Shëngjin. Motori u gjet pranë banesës së porositësit, Edmond Haxhisë.
Policia gjatë kontrolleve ka gjetur shumë gjurmë të skuadrës së vrasjes, nga rrobat te makina me qira, apo provat biologjike duke kopsitur dosjen.
Por kryesorja ende nuk është gjetur. Arma e zjarrit me të cilën u qëllua biznesmeni. Në fshatin Kakarriq ku ka shtëpinë organizatori Edmond Haxhia dhe që strehoi portugezin po zhvillohen kërkime të imtësishme në çdo cep për të gjetur armën.
Policia rrethon shtëpinë e “trurit” të vrasjes! Si u gjet prova e fundit? (FOTO)