Një ditë pasi policia zbardhi vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë.
Mësohet se, autori i dyshuar i vrasjes, portugezi Ruben Saraiva ka hyrë në Shqipëri më date 11 shkurt 2023 dhe është larguar mbrëmjen e 19 prillit 2023.
Për me shume se dy muaj, vrasësi ka qëndruar në Kakarriq, por ka lëvizur edhe në Lezhë dhe Shëngjin për te njohur zonën.
Ndërkohë Steven Hunt nga qyteti i Birmingham, ka qene vëzhguesi. Ai ishte në lokal kur ndodhi ngjarja dhe ka lajmëruar vrasësin portugez të futen brenda në lokal për të kryer ekzekutimin.
Steven Hunt ne orën 18:00 të pasdites se 19 prillit ka prerë një bilete me linjën ajrore që largohej nga Shqipëria po ate mbrëmje.
Del videoja e re, vrasësi i Nikulajt studion zonën përpara krimit
Ndërsa Edmond Haxhia, shqiptari që dyshohet se organizoi të gjithë vrasjen, një ditë pas ngjarjes më 20 prilli u largua me avion nga Rinasi drejt Britanisë së Madhe.
SKEMA E VRASJES
Sipas policise, në ekzekutimin e Nikulajt kanë marrë pjesë 6 persona, mes të cilëve vetëm një shqiptar dhe 5 të tjerë shtetas të huaj.
Lëvizjet para dhe pas ekzekutimit të “killerit” të Ardian Nikulajat
Policia pretendon se ka mundur të zbardhë edhe rolet e secilit, ku shqiptari, sipas tyre, është në rolin e organizatorit.
Ndërkohë që ekzekutor është një shtetas portugez, ndërsa 4 shtetasit anglezë kanë luajtur rolin e informatorëve.
Del fotoja, e porositësit të vrasjes së biznesmenit në Lezhë