Një javë pas ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj, policia e shtetit arriti që të zbardhte vrasjen duke identifikuar një skuadër me gjashtë anëtarë që kishin marrë pjesë. Muhamet Rrumbullaku tha se kishin të qarta edhe rolet e tyre.
Organizatori është shqiptar, Edmond Haxhia dhe gjithçka lidhet me gjakmarrjen. Pesë të tjerët janë të gjithë të huaj, anglezë dhe ekzekutori portugez. Por kush e zbërtheu skuadrën?
Nga burime pranë policisë mësohet se ka qenë një vajzë që ka pranuar që të bashkëpunojë me policinë duke treguar rolet dhe veprimet e skuadrës. Personi kyç nuk është identifikuar dhe do të vazhdojë që të jetë sekret hetimor.
A bëhet fjalë për vajzën që flitet se bleu motorin në Shkodër që më pas u përdor nga portugezi për vrasjen, apo një tjetër? Kjo ende nuk dihet.
Në kërkim nga policia dhe skema e vrasjes së Ardian Nikulajt;
Edmond Haxhia, shqiptaro-britanik (porositësi dhe financuesi i atentatit)
Ruben Saraiva (ekzekutori portugez)
Harry Simson, britanik
Harriet Bridgeman, britanike
Thomas Mithan, britanik
Steven Hunt, britanik (shfaqet në kamerat e sigurisë teksa vëzhgon lëvizjet e Nikulajt)