Gjatë një bisede Luizi i thotë Deas se e shikon veten në podium me të për çmimin e madh të Big Brother Vip.
Luizi shprehet se do jenë të dy përballë njëri-tjetrit, por do e fitojë ai vetë. Madje i bën dhe një premtimin, që nëse do jenë ata dy finalistët për çmimin e madh, kur ta fitojë do ja ngrejë dorën lart Deas. Edhe Dea i premton të njëjtën gjë.
Luizi ka vazhduar më tej, duke i thënë me Deas i habitur, se si ka mundësi që ajo arriti të futej në finale, duke fjetur me arush. Reagimi i Deas ka qenë i menjëhershëm, ku i thotë se ai do një si Efi që është e bindur se do e fitojë.