Vrasja e biznesmenit shqiptar Ardian Nikulaj ka marrë vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare, kjo edhe pasi policia shqiptare tha se në këtë ekzekutim, përveç një shqiptari që është organizator janë të përfshirë edhe 5 shtetas të huaj, 4 britanikë dhe një portugez.
“The Sun” shkruan se policia shqiptare është në ndjekje të 4 personave britanikë, mes tyre edhe një grua, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e biznesmenit.
Jehonë në Portugali: Mercenari vrau me porosi biznesmenin në Shqipëri
“Një shtetas britaniko- shqiptar është gjithashtu në kërkim, ndërsa thuhet se autoritetet shqiptare janë duke u koordinuar me Agjencinë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar pas atentatit më 19 prill”, vijon shkrimi i “The Sun”, ndërsa thekson se “personat britanike besohet se kanë ikur në një vend të panjohur”.
Më tej thuhet se një shtetas portugez është autori i krimit, por sipas “The Sun” “ai besohet se mund të ketë kaluar kufirin e nga Maqedonia e Veriut për t’i shpëtuar autoriteteve”.