-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Parada e 9 Majit në Rusi sërish pa të ftuar ndërkombëtarë

Kryesoret

Parada e 9 majit në përkujtim të fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë hitleriane do të zhvillohet sërish pa të ftuar ndërkombëtarë.

Në vitin e dytë të luftës në Ukrainë Rusia përsëri nuk u dërgoi ftesa krerëve të huaj të shteteve dhe qeverive për të marrë pjesë në paradën tradicionale ushtarake të 9 majit. “Këtë vit nuk kemi dërguar ftesa të veçanta ”, konfirmoi Kremlini.

Në festimet për shënimin e 78-vjetorit të fitores së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore do të marrë pjesë vetëm presidenti i ish-republikës sovjetike të Azisë Qendrore të Kirgistanit, Sadyr Schaparov, i cili gjithsesi do të jetë në atë kohë në Moskë për një vizitë pune.

Zyrtarisht Kremlini e justifikoi mospraninë e krerëve të huaj të shteteve me faktin se ky vit nuk është një përvjetor jubilar.

Megjithatë në të kaluarën ka pasur mjaft raste kur presidentë apo kryeministra shtetesh të ndryshme kanë qenë të pranishëm në paradën tradicionale ushtarake të 9 majit në Sheshin e Kuq në Moskë edhe pse ato kanë qenë përvjetorë të thjeshtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit