Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u pyet sot në lidhje me rënien e fortë të Euros në javët e fundit. Tre janë arsyet sipas saj pa përjashtuar paratë e pista. Ministrja theksoi se në këtë rënie kanë ndikuar hyrjet nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja.
“Unë do të qëndroja te paraja informale, që ekzsiton, Banka e Shqipërisë ka një matje dhe indikator për paranë jashtë bankave, që nuk është i lidhur me fushatat elektorale dhe nuk ka një element shtesë këtë vit.
Zhvlerësimi i Euros dhe forcimi i lekut është i lidhur me hyrjet e të ardhurave që kemi pasur gjatë këtij viti. Po ashtu investimet e huaja direkte janë rritur në neto dhe kjo ka qenë një tjetër arsye. Flukset hyrëse kanë qenë në rritje nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja” tha ajo.
KËMBIMI VALUTOR: Dollari “kokë më kokë” me lekun, po monedhat e tjera?