Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës Edison Memolla është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion.
Zyrtarisht nuk dihet arsyeja se përse u thirr, por një vit më parë u denoncua në SPAK nga PD për blerje votash.
Memolla u akuzua se ka kërkuar nga punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të japin votat për të në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022.