Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është shprehur sot se po presin dosjen nga prokuroria për t’ja nisur drejtësisë angleze lidhur me shpalljen në kërkim të pesë anglezëve dhe shqiptarit që fluturoi drejt Britanisë pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj.
“Jemi në bashkëpunim të ngushtë dhe sapo të kemi në dispozicion kërkesat për autoritetet e huaja në kohë rekord do ua përcjellim për të ekstraduar këta persona për t’i vendosur përpara drejtësisë.
Tani presim dhe jemi në bashkëpunim me prokurorinë, kam shpresë se edhe homologët tanë do të na përgjigjen me të njëjtën shpejtësi” tha ai.
Hasmi nuk të fal! Kamerat kapën organizatorin kur mori vrasësin dhe spiunët