-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, gjendet motori i krimit

Kryesoret

Policia e Lezhës ka gjetur motorin me të cilin udhëtoi drejt biznesit të Nikulajt, portugezi Ruben Saraiva.

Unformat blu bëjnë me dije motori u gjet në afërsi të banesës së Edmond Haxhias (porositësi i vrasjes) në fshatin Kakarriq.

Ndërkohë kujtojmë që në ekzekutimin e Ardian Nikulajt më 19 prill morën pjesë 6 persona. Shqiptaro-britaniku Edmond Haxhia, 4 britanikët, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman, si dhe portugezi, Ruben Saraiva.

“E bleva unë”! E dashura e “trurit” të vrasjes: Lëvizjet e portugezit dhe bishti i cigares

Haxhia është nip në familjen Lekstakaj, në gjak me familje Nikulaj dhe prej tre muajsh kishte mbërritur në Shqipëri, duke qëndruar herë në Shkodër dhe herë tek disa miqtë e tij në fshatin Kakarriq të Lezhës.

Jehonë në Portugali: Mercenari vrau me porosi biznesmenin në Shqipëri

Në dosje policia ka prova që tregojnë se Haxhia i ka pritur vetë në Rinas turistët vrasës dhe ka organizuar gjithçka në detaje.

Portugezi dhe 4 britanikët janë pritur në aeroportin e Rinasit nga Edmond Haxhia, që sipas grupit hetimor, është porositësi, organizatori dhe financuesi i atentatit.

Hasmi nuk të fal! Kamerat kapën organizatorin kur mori vrasësin dhe spiunët

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit