Një 40-vjeçare, banuese në Durrës është zhdukur pa gjurmë. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se gruaja me inicialet K. C., është larguar nga banesa që më datë 15 prill.
Denoncimin në polici e ka bërë motra e 40-vjeçares. Ajo ka rrëfyer se e motra ka dhe probleme të shëndetit mendor.
“Më datë 26.04.2023, në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasja T. M., 47 vjeçe, banuese në Shënavlash, Durrës, se më datë 15.04.2023, është larguar nga banesa motra e saj, shtetasja K. C., 40 vjeçe, e cila sipas deklarimit të 47-vjeçares, ka probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e e shtetases K. C.”, njofton Policia e Durrësit.