Sa më shumë probleme aq më shumë para. Me këto fjalë mund të përshkruhen shkurtimisht përmbledhjet e raportit të fundit të Institutit për studimin e paqes në Stokholm, SIPRI.
Për vitin e kaluar, vitin 2022 raporti tregon rritjen 3,7 përqind të shpenzimeve botërore për armatimin, në krahasim me një vit më parë. Kaq e madhe kjo shifër nuk ka qenë asnjëherë, që kur SIPRI ka filluar të publikojë raportet e tij në vitin 1960.
“Pavarësisht nëse shtetet kanë qenë ekonomikisht më mirë apo më keq se sa pritej, ushtria ka përdorur më shumë burime financiare se në vitet e mëparshme,” tha Nan Tian për Deutsche Welle-n. Ai është një nga autorët e raportit.
Rritja e shpenzimeve nuk është e papritur. Që prej sulmit rus kundër Ukrainës, në shkurt të 2022, qeveritë e vendeve europiane njoftuan njëra pas tjetrës rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen. DW