Këngëtari Butrint Imeri ka pulikuar këngën e tij më të re “Diskoteka”. Ajo që ka tërhequr vëmendje, veç faktit që publiku dhe fansat e tij e pëlqyen, ishte fillimi i këngës me disa “zëra” drejtuar tij.
“Butrint, Butrint…” përmendet disa herë emri i artistit, së bashku me dy pyetje: “Ta bëj një pyetje”, “Butrint çfarë mendoni në lidhje me…”.
Më pas vjen zëri i Butrintit, pas mbylljes së derës ndaj gazetarëve ku thotë “lëshoja zërin” dhe teksti i këngës më pas vazhdon: “le ta din sa shumë e deshta, ahh ça më boni mu ajo”.
Teksa një pjesë tjetër e tekstit është “nga një herë jam tu mendu, të vërtetën pse s’po ma thu, ça po don s’jam t’u kuptu, her po të du e her s’po të dum, e di që s’mundesh pa mu, e di që ti shumë po vun, e di që ti do me më shkru, fajtor jam që vetë të kam lazdru”.
“Sonte pak kam pi, po du me t’thirr, zonin me ta ni, e di që ke me u kthy, kur kjo këngën e din që u bo veç për ty, pa ty nina, shumë keq po nina, se për çdo ditë po më mungon” vazhdon më tej teksti.
Në këngë, Butrinti shprehet “i lënduar” nga një vajzë, ndonëse thotë se e ndien veten në faj. Nuk dihet nëse Butrinti po flet për një histori personale apo është frymëzuar diku tjetër.