-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E mori peng në zyrë! Avokatja: Nxori armën dhe më tha “do të hedh trutë në erë”

Kryesoret

“5Pyetjet.al” publikon fotot dhe zbardh detaje të reja për ngjarjen e ndodhur në Korçë ku një i moshuar mori peng një avokate dhe i drejtoi armën. Autori është Nikollaq Çango 74-vjeç. Avokatja Entela Dvorani denoncoi se i moshuari i kishte shkuar në zyrë me armë.

Pasi e kërcënoi duke i drejtuar armën (pistoletë pneumatike) nuk e lejoi që të dalë nga zyra e saj.

Shkak i debatit është bërë fakti që qytetari i ka kërkuar llogari mbi ecurinë e procesit gjyqësor për një dosje në Gjykatën e Lartë që kishte disa vite stok në pritje të gjykimit.

Avokatja Entela Dvorani rrëfeu përballjen me qytetarin. “Ai në parim ka të drejtë, por nuk i jepet në Gjykatën e Lartë për shkak të stokut të dosjeve.

Mua më vjen keq për të. Por duket se pas pandemisë njerëzit kanë pësuar një çrregullim mendor. I bëra një kërkesë Gjykatës së Lartë me rezyme e shëndetit por nuk e kanë marrë në konsideratë.

Ai (Nikollaq Çango) erdhi këtu më drejtoi pistoletën dhe më tha “shkruaj çfarë të them unë, ose të hodha trutë në erë” më goditi në gjoks.

Jam e frikësuar se mund të ndodhë sërish” tha ajo. I moshuari po hetohet në gjendje të lirë.

Pistoletën në kokë! I moshuari merr peng avokaten në Korçë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit