Edmond Haxhia dyshohet se është organizatori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin. Ai është arratisur pas krimit së bashku me skuadrën e vrasjes. Në pyetje është marrë nëna e Haxhisë, e cila u ka qëndruar deklaratave të mëparshme se nuk ka dijeni për ngjarjen e ndodhur. “Kjo ngjarja dhe përfshirja e djalit ka tronditur familjen”, është shprehur ajo para bluve, sipas TCH.
“Ten lekë benzinë”! Porosia e fundit e portugezit në Lezhë para se të vriste biznesmenin
Dyshohet se Haxhia ka porositur vrasjen, me qëllimin e hakmarrjes. Ai është nipi i Elton dhe Klodian Lestakajt, të cilët ishin në gjak me Nikulajn. Vrasja dyshohet se është planifikuar në Londër, ku jetojnë. Zbatimi i planit nisi para 3 muajsh, kur Edmond Haxhia mbërriti në Shqipëri dhe nisi të studionte lëvizjet e objektivit dhe rrugët që do të ndiqnin pas kryerjes së vrasjes.
Me flokë të gjata dhe mjekër! Del fotoja e re e portugezit që vrau biznesmenin në Lezhë
Pas Haxhiajt, më 14 shkurt në Shqipëri mbërriti ekzekutori portugez Ruben Saraiva, i cili qëndroi në Shkodër për gati dy muaj në një banesë të marrë me qira dhe shpesh herë është kapur nga kamerat e sigurisë dhe pranë lokalit “Coral” në Shëngjin duke ndjekur objektivin e tij. Në pjesën më të madhe të rasteve, ai lëvizte me të njëjtat rroba dhe me të njëjtin maskim.