-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-opinionistja e BBV “vulos” fituesin

Kryesoret

Ish-opinionistja Balina Bodinaku ka folur në lidhje me Big Brother, ku pohon se fituesi është bërë i ditur që javë e parë.

Balina tha se edicioni i dytë nuk do sjellë një finale e cila do të mund t’i linte shikuesit ‘pa frymë’ dhe entuziaste pasi dihet se fitues do jetë Luiz Ejlli.

“Nëse vjet kishte një rrjedhë më organike dhe logjike, na dha një finale që na bëri të mbanim frymën. Këtë vit loja nisi që javën e parë, fituesin e identifikuam që në fillim dhe fakti që BB u zgjat nuk ndihmoi shumë.

Kemi ardhur në pikën që kur e njohëm fituesin në javën e parë, finalja nuk do na lërë pa frymë. Vjet ka pasur shumë konkurrentë që bënin lojë, sivjet loja sikur u kufizua në dy konkurrentë, Luizi dhe Olta.

Këtë vit nuk kishte dinamikë, Efi mund të ishte shumë e fortë nëse nuk do kishte dalë sesa tani që ndryshon. Rifutja e dëmtoi si lojtare dhe e dobëson në finale”, tha ajo në emisionin ‘Ditë pas dite’.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit