-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ka pak raportime! Shteti i pakënaqur me “spiunët” brenda administratës

Kryesoret

Të paktën 13 sinjalizime dhe 2 kërkesa për mbrojtje nga hakmarrja kanë mbërritur përmes postës elektronike në zyrën e Inspektoratit të Larët të Deklarimit dhe kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave. Ky numër është dukshëm më i lartë sesa sinjalizimet që kanë mbërritur në zyrat e këtij inspektorati përmes raporteve që të ngarkuarit me përgjegjësinë e “bilbilftyryësit” kanë dorëzuar ku shumica kanë pa nisje hetimi. ILDKPKI raportoi se sinjalizime në raporte kanë mbërritur nga tre institucione.

I pari Radio Televizioni Shqiptar me tre sinjalizime ku për një është dhënë rekomandim dhe për dy të tjera nuk është filluar hetim, sipas Monitor. I dyti Këshilli i Lartë Gjyqësor për të cilin ka pasur një rast sinjalizimi. Njësia Përgjegjëse për Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve në Këshillin e Lartë Gjyqësor ka shqyrtuar përmbajtjen e materialeve të sinjalizimit dhe në përfundim ka vendosur “Mosfillimin e hetimit administrativ.

Institucioni i tretë është Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Gjatë vitit 2022 raportohen të kenë pasur 2 (dy) raste të sinjalizimit, për të cilat pas hetimit administrativ nuk kanë rezultuar të kenë pasur elemente të parashikuara nga ligji nr. 60/2016, “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, i ndryshuar.

Prej vitit 2016 Shqipëria ka miratuar kuadrin ligjor për ngritjen e strukturave të sinjalizuesve pranë institucioneve të cilët kanë më shumë se 80 punonjës në strukturën e tyre nëse janë sektor publik dhe 100 punonjës në privat . Nga viti në vit numri i njësive që raportojnë pranë Inspektoratit të Lartë ndryshon. Në raportin e vitin 2022 Inspektorati nënvizon se në sektorin publik funksionojnë 199 njësi përgjegjëse të kësaj natyre kurse në privat 565 njësi.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit