-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jeni bërë gati për plazh në fundjavë? Çfarë na rezervon moti të shtunën dhe të dielën?

Kryesoret

Për të gjithë ju që po bënit plane që këtë fundjavë të shkonit në plazh, kemi një lajm të mirë pasi temperaturat e ajrit do të jenë mjaft të larta. Meteorologën thonë se pritet që gjatë fundjavës temperaturat në Ultësirën Perëndimore të shkojnë deri në 28 gradë Celsisus.

E shtuna dhe e diela nuk do të sjellin reshje shiu, duke bërë që të kemi një fundjavë nën rezet e diellit dhe me vranësira të pakta.

“Gjatë fundjavës parashikohet të kemi disi vranësira disi më të dukshme. Dita e shtunë në pjesën e parë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në zonat bregdetare, herë pas here do të ketë kalime të pakta vranësirash, më të dukshme këto vranësira do të jenë në pjesën e dytë të ditës.

Edhe gjatë ditës së diel, do të kemi kalime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore në verilindje dhe në lindje të territorit shqiptar.

Ajo që do të ndryshojë gjatë kësaj fundjave janë temperaturat e ajrit që do të jenë mjaft të larta. Mëngjesi i sotëm ka regjistruar vlera 2 gradë Celsius në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet në Ultësirën Perëndimore do të ngjiten rreth vlerave 25 gradë Celsius.

Parashikohet që fundjava të sjellë të paktën një rritje me 2-3 gradë Celsius të temperaturave të ajrit, duke bërë që minimumet në zonat malore të regjistrojnë 5 gradë Celsisus, ndërsa maksimumet pranë vlerave deri në 28 gradë Celsius në Ultësirën Perëndimore.“, thonë meteorologët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit