-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kauzë e madhe kombëtare”, Idrizi nga Durrësi: Askush nuk mund t’a zhdukë Çamërinë

Kryesoret

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim me mbështetësit e tij në Durrës ku ka theksuar edhe një herë se prioritet kryesor i partisë është Çamëria.

Idrizi gjatë fjalës së tij u shpreh se askush s’ka të drejtë të mendojë se mund të zhdukë Çamërinë duke shtuar që duhet të ngrihet zëri për të detyruar qeverinë shqiptare që të reagojë, pas deklaratës së palës greke ku thonë që çështja çame nuk ekziston.

“Kjo ka qenë që në rrugëtimin tonë kemi bërë shumëçka dhe do të bëjmë. Që të mos harrohet padrejtësia dhe për të vënë drejtësi që do vendoste raporte të mira me Shqipërisë dhe Greqisë.

Vazhdimisht na shkruajnë çfarë keni bërë dhe çfarë nuk keni bërë, mirëpo, unë nuk kam premtuar që do marr Çamërinë dhe do ua sjell juve nëpër shtëpitë tuaja.

Të gjithë ne bashkë duhet të ngrejmë zërin për të detyruar çdo qeveri shqiptare që ka detyrime nga rezoluta çame e Shqipërisë, të ulet si i barabartë me dokumente me palën greke.

Askush s’ka të drejtë të mendojë se mund të zhdukë Çamërinë. Duke qenë një komunitet që gëlon, patjetër që ka të majtë dhe të djathtë por mos flisni për Çamërinë.

Ka Parlamenti edhe deputetë nga Parlamenti Çam, shkojnë si të majtë dhe të djathtë dhe s’ka problem. Ne punuam fortë për të pasur një rezolutë.

Mirë pala greke thotë që nuk ekziston, po pala shqiptare pse nuk reagon. Mehdi Frashëri, Fan Noli e kanë mbrojtur Çamërinë në Lidhjen e Kombeve dhe argumenti ka sa të duash. Ne ekzistojmë për kauza të tilla të mëdha kombëtare”, tha Idrizi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit