-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lokalet e 14 majit, Vëzhgimet e OSBE/ODIHR: Fushatë modeste dhe me ton të moderuar

Kryesoret

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR ka publikuar një raport në lidhje me ecurinë e 2 javëve të para të fushatës së zgjedhjeve të 14 majit.

Në këtë raport është theksuar se fushata ka ecur deri më tani me ton të moderuar dhe se është relativisht modeste.

“Partitë politike të mëdha e kanë filluar zyrtarisht fushatën. Ato duken të jenë të orientuara më tepër ndaj profileve të kandidatëve sesa platformave specifike politike të tyre, ku zgjedhjet e këshillave kanë kaluar në plan të dytë krahasuar me zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë. Ndërkohë që grupet kryesore të opozitës e nisën fushatën e tyre me takime publike, PS në pushtet ka deklaruar që ka synim të ketë një fushatë jo të bujshme”, theksohet në raport.

“Përgjithësisht, fushata është e dukshme, veçanërisht në Tiranë, ku MVZ-ve të ODIHR-it ka vërejtur një prani të konsiderueshme të materialeve të fushatës në terren, përgjithësisht deri më tani ekskluzivisht nga PS. Disa garues iu shprehën MVZ-së të ODIHR-it që kishin planifikuar ta bënin fushatën në media sociale, me vizita derë më derë, takime të vogla me zgjedhës, dhe postera të vegjël”, vijon raporti.

Raporti gjithashtu ka trajtuar edhe anën ekonomike, financimi tek e cila la prekur mbulimin mediatik, ankimin administrativ e gjyqësor, dhe vëzhgimin e zgjedhjeve.

“Shpenzimet totale të fushatës për një parti nuk duhet të tejkalojnë 300 për qind, dhe ato të kandidatit të pavarur 50 për qind, të masës më të lartë të fondit publik të shpërndarë për një parti, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të fundit vendore. Me qenë se këto fonde u përcaktuan më 22 prill, kufiri i shpenzimeve u bë i njohur për garuesit mbasi fushata kishte filluar.”

Në lidhje me regjistrimin e zgjedhësve, misioni vëren se: “Listat përfundimtare të zgjedhësve përmbajnë gjithsej 3,650,550 zgjedhës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit